Të gjithë udhëtarët nga vendet e BE të cilët do të vizitojnë Italianë, më parë do të duhen të rrijnë të karantinuar për 5 ditë. Sikurse procesi i vaksinimit vijon në Itali dhe të gjithë vendet e BE, Europa vazhdon ti friksohet rritjes së infektimeve dhe viktimave.
Më parë Italia e kishte në fuqi karantinën vetëm për vendet të cilat nuk ishin pjesë e BE, por tashmë duket se nuk ka përjashtim as për vendet brenda Bllokut. Edhe Gjermania deri për Pashkë është në një bllokim të pjesshëm ndërkohë situata ngelet e vështirë në një pjesë të Europës sa i përket pandemisë së COVID-19.





