Italia e nis me humbje Evropianin e 21-vjeçarëve, por përballë Francës bëri shumë zhurmë një episod në shtesë, një gol i mohuar në mënyrë flagrante. Kjo ishte një përballje ku vendimet e gjyqtarëve ishin shumë të çuditshme pasi përfaqësueses “azzurre” i mungon dhe një penallti. Sfida u hap me një super gol nga Kalimuendo, një finte spektakolare pas një asisti nga Kalulu.

Italia u rikthye shpejt në lojë duke barazuar shifrat me Pellegri në minutën e 36-të. Në pjesën e dytë, një gafë në mbrojtje, solli golin e dytë për Francën. Italia kishte raste të pastra për gol, e gjetën më në fund në shtesë, por gjyqtari i takimit në mënyrë të çuditshme nuk e akordoi gol goditjen e Bellanova-s, nuk funksionon as teknologjia, duke bërë që mediat italiane të shpërthenin në akuza:

foto galeri

“Skandal”, shkruan La Gazzetta. “Teknologjia nuk funksionon, Italia vidhet në Evropianin e të rinjve”, shton e përditshmja italiane. “Skandal në Evropian. Penallti e mohuar, gol i parregullt dhe gol fantazmë, arbitri në shok pa VAR”, shkruan Corriere dello Sport.

foto galeri