Kjo foto ka tërbuar italianët. Djaloshi në foto quhet Federico Bigotti, 21 vjeç, dhe e ka shkrepur këtë foto menjëherë pasi kishte vrarë mamanë e tij, Anna Maria.

Fqinjët raportojnë se ata ziheshin shpesh, por zënka e fundit ka rezultuar fatale. Pasi ishin zënë dhe e kishte goditur me çfarë të mundte, 21-vjeçari e ka qëlluar 9 herë me thikë.

Menjëherë pas vrasjes ai ka shkrepur një seri fotosh ku shihet i zhveshur dhe duke buzëqeshur. Krimi monstruoz ndodhi pak net mw parw, por fqinjët thonë se ishte diçka që pritej, shkruan tema. Bigotti kishte shfaqur shenja dhunë që në fëmijërinë e tij duke u përjashtuar disa herë nga shkolla dhe vuante nga deliri i madhështisë.