Këngëtarja Bleona Qereti duket se ka kontakte me artistë me famë botërore, duke qenë se njihet edhe në botën e Hollywood-it.

Së fundmi ajo ka publikuar në profilin e saj në Instagram foto gjatë një mbrëmjeje me personazhe të njohur,  ku shfaqet me aktorin italian Franco Nero. Mesa duket Nero ka afrimitet me Bleonën dhe e puth atë në faqe. Ndërsa këngëtarja nga ana tjetër i adhuron filmat italianë, kjo kuptohet nga mbishkrimi i saj në njërën prej fotove.

“Jam rritur me filmat e këtij personi dhe nuk më besohet që po qëndroj me të në realitet. Italianët e bëjnë më së miri”, shkruan ajo.