Jo vetëm shqiptarët lakohen për ngjarje të rënda, këtë herë janë dy italian të cilët kanë grabitur një shqiptar në një nga supermarketet e Bergamos.
Sipas Corriere.it, dy italianët kishin shkuar në supermarket ndoshta për të bërë shpenzime.
Por më pas, duke shëtitur nëpër rafte, kanë menduar të vjedhin qesen e një klienti, duke i marrë më pas edhe portofolin. Ku krahas euro pa e ditur i kanë marrë edhe lekë shqiptare.
E gjithë skena ka ndodhur në sytë e fëmijës që ishte vendosur në karrocë.
Sikundër raporton Corriere.it, në pranga kanë rënë këtë mëngjes një 39 vjeçar nga Albano Sant’Alessandro dhe një 43 vjeçar nga Ghisalba, të dy me precedentë të mëparshëm penalë (i dyti po për vjedhje).
Rojet e sigurisë fillimisht i bllokuan dhe më pas i dorëzuan te karabinierët.
39 vjeçari pranoi gjithçka, ndërsa bashkëpunëtrori tha “se e pa qesen në një kosh, por nuk e mori”.
Kjo gjithsesi nuk e ka bindur gjykatësen Donatella Nava. /Corriere.it





