Italia dhe Spanja përballen pasditen e së hënës në sfidën vendimtare për 1/8-at e “Euro 2016”. Ndeshja mes këtyre dy skuadrave është cilësuar ndryshe edhe si një finale e parakohshme.

Pjesa e parë u mbyll me italianët në avantazh 1-0. Djemtë e Conte-s kanë dominuar në pjesën më të madhe të 45 minutëshit të parë dhe konkretizuan në minutën e 33-të me anë të Kielinit. Italianët kanë rrezikuar edhe herë të tjera para portës spanjolle, por pa mundur ta çojnë topin në rrjetë.

Kampionët e Europës në fuqi kërkojnë kualifikimin për në çerekfinale, ndërsa “axurrët” kërkojnë hakmarrjen, pasi nuk kanë fituar me spanjollët prej shumë vitesh në kompeticione të rëndësishme. Fitorja e tyre e fundit daton në çerekfinalet e Botërorit “USA ’94”.

Fituesi i kësaj sfide do të përballet me gjermaninë në çerekfinale.