Rreth 20 cm dëborë e rënë në 24 orët e fundit ka surprizuar personat që ndodheshin në lartësinë mbi 3000 metra në Cortina, Itali.
Jo vetëm majat e maleve, por edhe tavolinat, karriket, ballkonet e lokaleve në Lagazuoi janë mbuluar nga dëborë. E kjo ka kënaqur jo pak pushuesit më aventurierë.
Fatkeqësisht gjithçka përfundoi shumë shpejt, pasi me daljen e diellit dëbora u zhduk. Një fenomen i ngjashëm u regjistrua edhe në Slloveni.
Nuk thotë kot shprehja popullore “Gusht e gunë”.





