·       U arrestua për posedim dhe prodhim dokumentesh të falsifikuara, si dhe shkelje të dispozitës së emigracionit

·       U dënua në vitin 2011 me 4 vjet e 8 muaj burg, më 4 shkurt të vitit 2015 u kthye në Shqipëri me urdhër dëbimi të nënshkruar nga prefekti i Trevisos, sepse u shiste kokainë fëmijëve që frekuentonin diskotekat e Marca-s në fundjavë

27 gusht 2015 –  I dëbuar nga Italia, sepse u shiste kokainë fëmijëve që frekuentonin diskotekat e Marca-s në fundjavë, durrsaku Roland Kibja, brenda katër muajsh, ia arriti të kthehet në Itali. Dhe ai pati sukses, njofton portali on-line i gazetës “Il Gazzettino”.

Më 2 qershor 2015 Roland Kibja u pajis me pasaportë shqiptare me emrin e rremë  Roland Ambrosa, lindur më 8 mars 1989 në Durrës. Dhe dy ditë më vonë, duke përdorur të njëjtin emër, ai ka marrë kartën e identitetit. U kthye në Itali dhe u vendos në një apartament në Via Latisana 41, në Pordenone, me të fejuarën rumune. Javën e fundit iu nënshtrua një kontrolli rrugor të policisë vendore të Pordenone-s. Për agjentët dokumentet ishin të dyshimta, gjë për të cilën u kërkua të zhvilloheshin hetime.

Dyshimet ishin të bazuara dhe të mërkurën, më 26 qershor 2015, në mëngjes, në orën 6:30, karabinierët e bërthamës operative dhe radiondërlidhjes në Pordenone, së bashku me agjentët komunalë dhe dy qen policie trokitën në derën e tij për ekzekutimin e urdhrit së shpalljes në kërkim, nënshkruar nga zëvendësprokurori Marco Brusegan. Kibja nuk e hapi. Karabinierët u ngjitën në katin e tretë, pastaj mbi çati dhe nga andej zbritën në banesën e Kibja-s nga një dritare e majtë që ishte e hapur. I riu ishte në dhomën e gjumit. Ai nuk rezistoi dhe për shkak të frikës nga qentë. U arrestua për posedim dhe prodhim dokumentesh të falsifikuara, si dhe shkelje të dispozitës së emigracionit. Përveç dokumenteve shqiptare të falsifikuara, hetuesit sekuestruan edhe një patentë shoferi në emër të Nikolae Ganea-s dhe lëshuar më 20 prill 2011 (skadon 20 prill 2021). Ata janë të rreme, ndërsa fotografia e Kibja është autentike. Po ashtu letërnjoftimi, gjithmonë rumun, të lëshuar në emër të Ganea-s më 18 gusht 2013 dhe e vlefshme deri 2 qershor 2023. Dokumentet janë gjetur në një sirtar kuzhinë.

Kibja ishte një personazh i njohur në shpërndarjen e drogës në Treviso. Jetonte në San Biagio dhe në vitin 2009 u arrestua së bashku me disa bashkatdhetarë. U dënua në vitin 2011 me 4 vjet e 8 muaj burg, më 4 shkurt të vitit 2015 u kthye në Shqipëri me urdhër dëbimi të nënshkruar nga prefekti i Trevisos.

/th. m. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/