DURRËS, 24 TETOR 2014–  Dogana italiane e Portit të kontejnerëve “Xhoja Tauro” (Gioia Tauro) në bashkëpunim me Rojen e Financës sekuestruan 13 834 copë aksesorë të ndryshëm për celularë, në një kontejner të ardhur nga porti kinez i Ningbo-s. Aksesorët kishin destinacion Terminalin e kontejnerëve në Portin e Durrësit, ndërsa pritëse e mallit ishte një firmë e regjistruar në Tiranë. Aksesorët e sekuestruar kishin një vlerë doganore prej rreth 90 000 eurosh. Aksesorët u sekuestruan, sepse ishin falsifikime të markave të njohura si Samsung, Beats, Nokia, Blackberry dhe Apple.

/gj.th.agjencia e lajmeve “Dyrrah”/