ITALI, 13 shkurt 2013 – Italianët janë duke u përgatitur të kalojnë një Shën Valentin “të thatë”. Sipas të dhënave që server ANSA nesër pritet të ketë më pak darka nëpër restorante dhe vetëm një në dy çifte do t’i bëjnë njëri tjetrit dhuratë. Dhe këtu nuk përfshihen bizhuteritë apo veshjet, pasi rreth 40% e të dashuruarve kanë zgjedhur lulet si dhuratë për t’u shkëmbyer ditën e të dashuruarve.

Sipas federatës italiane të bujqësisë rreth 13 milion lule pritet të shiten ditën e nesërme, ku 80% e tyer do të jenë trëndafilë, por nuk do mungojnë edhe tulipanët, orkidetë etj.

Por edhe për lulet italianët pritet të shpenzojnë shumë pak, 5-10 euro, me një xhiro që arrin në rreth 70 milion euro.