10nëntor 2015 – Një shtetas italian aksidentoi për vdekje një grua mbrëmjen e sotme në Kavajë. Viktima ka inicialet V.K., 48 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Synej të Kavajës.
Mësohet se shtetasi italian Stefano Françeskini po drejtonte makinën me targa kur ka përplasur për vdekje kalimtaren. Ai është shoqëruar në komisariatin e Kavajës, deri në sqarimin e rrethanave.
/portali DurresLajm/