Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë.
Një shtetas italian ka ndërruar jetë pasi është hedhur nga kati i nëntë i banesës.
Sipas policisë, 87-vjeçari, person paraplegjik, ka qenë në kushte të rënduara psikologjike para kryerjes së aktit të rëndë.
Ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes.
“Sot, në lagjen “Pavarsia 3”, Vlorë, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike është vetëhedhur nga kati i nëntë i banesës së tij, shtetasi italian L.B., 87 vjeç (person paraplegjik), i cili si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.