26 maj 2015 – Vdes nga overdoza tekniku italian i një firme këpucësh në autostradën Tiranë-Durrës. Gianluca Açogli, 40 vjeç, i cili prej vitesh jetonte në Shqipëri, u gjet i pajetë në banesën e tij në kryeqytet.
Sipas policisë, ai njihej nga miqtë si përdorues i lëndëve narkotike dhe dje kishte injektuar një mbidozë heroine. Pranë trupit iu gjet dhe një shiringë. Nga hetimet rezulton se ai ishte ndarë pak kohë më parë nga e dashura shqiptare, 28 vjeçe, me të cilën bashkëjetonte.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”