Po tentonte të kalonte mallra të pa zhdoganuara, por kapet ‘mat’ nga policia.
Kështu i ka ndodhur një shtetasi italian, i cili është ndaluar për kontroll në portin e Durrësit.
Policia njofton se “shtetasit italian M.P, vjeç 38, banues ne Kozenca, më datë 05.03.2018, në hyrje të Portit Durrës, gjatë kontrollit të mjetit, iu gjetën të fshehura mallra pa doganë”.
Ndaj italianit 38-vjeçar ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.





