Një italian u arrestua nga policia italiane pasi ka tentuar të sulmonte disa shqiptarë.
Sipas mediave italiane 60-vjeçari donte të hakmerrej ndaj shqiptarëve pasi gjatë një sherri përpara një lokali në Corso Matteotti në Pergola (provinca e Pesaro-Urbino), ata i kishin thyer hundën me shishe qelqi.
Pasi iu mjekua hunda e thyer, i moshuari mori një thikë dhe doli rrugëve të Pergola, në provincën e Pesaro Urbinos për të gjetur autorët.
Njëri nga shqiptarët e pa dhe e kuptoi planin e tij dhe menjëherë kërkoi ndihmë nga karabinierët. Policia më pas arrestoi të moshuarin i cili gjatë seancës gjyqësore kërkoi falje për sjelljen e tij, duke përsëritur se ka reaguar ndaj agresionit të rëndë të pësuar.
Ndaj 60-vjeçarit u vendos masa detyrim paraqitje.





