5 prill 2014 – Ish balerini italian i "Dancing with the stars" të cilin e kemi njohur edhe si këngëtar ka folur gjatë për një dashuri që e ka lënduar shumë.

Indeksonline ka zbuluar vajzën misterioze për të cilën janë bërë aludime pa fund. Dashuria që ka lënduar Simone Pigliacellin është pikërëshit Elvana Gjata. Ata janë njohur gjatë edicionit të një viti më parë të "Dancing with the stars" ku Elvana ishte edhe fituesja. Simone u fiksua keq pas artistes shqiptare, e cila mesa duket nuk kishte të njëjtat ndjenja për të. I rikthyer në Shqipëri si këngëtar tashmë, Simone i ka bërë një dedikim Elvanës me anë të këngës së tij më të re " Io non ti cerchero" (Unë nuk do të kërkoj).

I lodhur nga pritja dhe refuzimi më në fund Simone i dorëzohet zgjedhjes së Elvana Gjatës.

/Indeksonline/