Brazil, 12 korrik 2014 – Italiani Nicola Rizzoli është përzgjedhur për të arbitruar finalen e madhe të Botërorit mes Argjentinës dhe Gjermanisë, ndeshje që do të zhvillohet në 13 korrik në stadiumin Marakana.
Në këtë Kupë Bote, Rizzoli ka drejtuar 3 ndeshje: Spanjë-Holandë, Argjentinë-Nigeri dhe Argjentinë-Belgjikë. Në këtë mënyrë, finalja do të jetë edhe ndeshja e tretë që arbitri italian do të arbitrojë kombëtaren bardhekaltër.
Arbitri i katërt i ndeshjes do të jetë Carlos Vera nga Ekuatori. Nje fakt interesant eshte se ylli argjentinas Lionel Messi, nuk humb kurre nje takim ku gjykon italiani Rizzoli.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





