Një incident ka ndodhur në Itali, gjatë festimeve për fitoren  e Shqipërisë ndaj skuadrës rumune. Disa shqiptarë kanë rrahur e kanë bërë për spital një banor të zonës, pasi ai guxoi të prekë flamurin që ata kishin vendosur në një monument të vogël.

Ngjarja ka ndoshur në qyetin e Sanremos, mbrëmjen e djeshme.

Sipas mediave lokale shqiptarët kishin vendosur një flamur në një monument të vogël, tek Spiranca e rotondës afër Santa Tecla dhe italiani ka shkuar ta heqë, por e pësoi keq.

Shqiptarët i kërkuan të mos guxonte ta hiqte nga aty flamurin, por sherri degjeneroi në dhunë dhe përleshje midis tyre.

Italiani u dërgua në sallën e emergjencës “Borea”, ku  po merr mjekim për plagët.