Në harkun kohor të 24 orëve të fundit, dy shtetas të huaj janë bërë protagonistë të lajmeve të kronikës së zezë në Durrës.
Një 68 vjeçar italian, A.P., ka gjetur vdekjen në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar, tek Amfiteatri. Megjithëse është dërguar me urgjencë në spital, nuk ka qenë e mundur të kthehej në jetë. Sipas mjekëve, shtetasi italian ka gjetur vdekjen për shkaqe natyrale, dyshohet infarkt kardiak.
Ndërkohë një 52 vjeçare çeke, H.D., rezidente në Tiranë, ka tentuar të mbytet në det ditën e premte. Ajo ndodhej dje në plazhin e Durrësit dhe është futur në ujë, në tentativë për t'u mbytur.
Burime policore bëjnë të ditur se shtetasja e huaj ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital, ndërkohë që pritet të përmirësohet gjendja e saj shëndetësore për të zbuluar më shumë rreth motiveve që e shtynë të tentonte të kryente aktin ekstrem.





