25korrik 2015 – Italiani kanos me pistoletë një banor të Katundit të Ri në Shijak. Giusepe di Palma, 68 vjeç nga Eboli i Italisë ka ardhur për të jetuar në Bisht Kamëz, të Katundit të Ri, ku dhe ka ndodhur ngjarja.
Ai u denoncua nga një banor i zonës, 48-vjeçari Rr.D. se e kishte kërcënuar me pistoletë pas një konflikti për motive të dobëta. Policia shkoi në vend, duke bërë arestimin në flagrancë të italianit di Palma, bashkë me një pistoletë, me emrin Ekol.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/