24gusht 2015 – Ka edhe të huaj që të dhunojnë për xhelozi. Madje kur janë me pushime, siç ndodhi rasti i çiftit në Sarandë. Giusepe Alvini, 44 vjeç, ka rrahur bashkëjetuesen e tij 36-vjeçare, me origjinë franceze, sepse ajo kishte dalë në disko natën. Ajo ka dalë pa e pytur, çka ka bërë që italiani ta kërcënojë e më pas ta dhunojë.
E huaja ka denoncuar dhunën në policinë e Sarandës. Hetimet kanë nisur në gjendje të lirë për italianin, ndërsa për gruan është lëshuar urdhër mbrojtjeje, të paktën për sa kohë të qëndrojë në Shqipëri.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/