Detaje të reja janë bërë të njohura nga një grabitje e ndodhur sot në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Mësohet se dy autorët e grabitjes i kanë marrë paratë taksistit, fill pasi ky i fundit i kishte marrë një pikë exchange dhe do ta dërgonte në bankë.
Në momentin që ka marrë paratë nga pika e exchange, dy persona që lëviznin me motor, i janë afruar te makina, i kanë thyer xhamin, kanë marrë shumë e parave dhe më pas janë larguar.
Bëhet me dije se taksisti me iniciale N.B., kishte rolin e transportuesit të parave.