Një vajzë 5-vjeçare në Michigan, që iu ankua prindërve të saj një muaj më parë për dhimbje koke, ka vdekur pasi kontraktoi koronavirusin.
Pasi kaloi dy javë në një ventilator, Skylar Herbert vdiq të dielën.
Ajo kishte testuar pozitive për COVID-19 në mars dhe më vonë kishte zhvilluar një formë të rrallë të meningjitit dhe fryrjes së trurit.
5-vjeçarja besohet të jetë fëmija i parë i infektuar me koronavirus që vdiq në Michigan.
Prindërit e saj thonë se ata nuk e dinë sesi Skylar kontraktoi virusin dhe se ajo nuk kishte asnjë problem tjetër shëndetësor.
Para saj, personi më i ri që vdiq nga COVID-19 ishte 20 vjeç, sipas Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore në Michigan.





