Dy ditë pasi Policia ka arrestuar Pjetër Çakajn dhe Mirash Malin pasi iu gjetën në banesën e tyre drogë, familjarët shprehen se arrestimi i tyre është i padrejtë.
Në një prononcim për "Report Tv", Roza Mali shprehet se droga është gjetur larg banesës së tyre. Ajo tregon se bashkëshorti i saj është invalid dhe i paaftë për të punuar.
"Droga është gjetur larg banesës sonë, bashkëshorti im është i paaftë për punë, është invalid", shprehet Mali.
Ndërkohë në të njëjtën linjë ka qenë dhe deklarata e Age Çakajt, bashkëshortja e Pjetër Çakajt. Ajo shprehet se arma është lënë nga dikush tjetër në banesën e saj, dhe se kanë mbi dy vjet që nuk kanë dalë në fshatin Xhan të Pultit.
"Ne kemi dy vjet që nuk kemi dalë në fshatin Xhan të Pultit. Arma është lënë nga dikur tjetër, ne s'kemi lidhje me akuza", shprehet Çakaj.
Në sajë të operacionit të koduar “Alavana” janë vënë në pranga Pjetër Çakaj, 54 vjeç, dhe Mirash Mali, 51 vjeç si dhe janë sekuesktruar 90 kg kanabis sativa dhe një armë zjarri.
Iu arrestuan bashkëshortët për drogë, gratë: Ne s’kemi lidhje
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
44 foto e dokumenta të rralla të Aleksandër Moisiut i dhurohen UAMD-së (VIDEO)
DW: Këshilli i Mandateve pa vendim për imunitetin e Ballukut
Alba Pollozhani ndahet live në BBVK nga i dashuri
Tragjedi pas tragjedie/ Djali gjendet i pajetë në dyqan, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin





