5nentor 2015 – Ndërron jetë në spital një nga vëllezërit e plagosur dje në një lokal në Bathore.
Valter Kalaveri, 31 vjeç, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra pasi u qëllua me armë zjarri tip pistoletë, ndërsa vëllai i tij 28-vjeçar, ndodhet në gjendje të rëndë. Mbrëmjen e së mërkurës vëllezërit Kalaveri ishin bashkë me autorin e dyshuar, Elson Daçi, në një prej lokaleve të Bathores. Fillimisht, mes tyre pati një konflikt verbal, ndërsa më pas autori u largua nga lokali për t’i zënë pritë në momentin kur ata dolën jashtë këtyre ambienteve.
Ndaj dy vëllezërve u qëllua me armë zjarri tip pistoletë dhe menjëherë ata u shtruan në spitalin e Tiranë. Ndërkohë, policia thonë se autori i dyshuar Elson Daci bashkë me vëllanë e tij me iniciale B.D, janë ende në kërkim.
/portali DurresLajm/