Altin Halili i shpëtoi mrekullisht atentatit, pasi mjeti i tij u qëllua me breshëri plumbash teksa ishte në lëvizje në Berat.
Mjeti i tij u qëllua me breshëri plumbash, ndërsa më pas autorët u larguan dhe për të zhdukur gjurmët mjetin me të cilin kryen atentatin e dogjën në fshatin Kozare.
Mirëpo Altin Halili që i shpëtoi është një emër i njohur për policinë pasi ka qenë i dënuar për vrasje.
Ai është autori i vrasjes së Sokol Kaloshit ngjarje e shënuar në vitin 1997 në Rremas të Lushnjës.
Për këtë krim Halili u dënua me 15 vite burg dhe u la i lirë në vitin 2010.
Nuk dihet ende shkaku që iu bë atentat Halilit dhe as autorët, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.