Lirohet nga burgu Lulzim Kulla, i arrestuar më 24 korrik të këtij viti teksa tentonte të kalonte kufirin drejt Greqisë me një pasaportë falso.

Në seancën e zhvilluar sot në Gjykatën e Gjirokastrës, vendimi i gjyqtarit Arben Dosti ka qenë dënimi i Kullës me 1.5 vite burg pasi tentoi të kalojë drejt Greqisë me një pasaportë false në muajin korrik të këtij viti.

Pasi është dhënë vendimi, ai është liruar në sallën e gjyqit, pasi sipas gjykatësit, vlerën e dënimit Lulzim Kulla e ka vuajtur në paraburgim.

Biznesmeni shkodran, Lulzim Kulla, u vu në qendër të vëmendjes pasi në janar të 2018-s iu bë atentat me tritol me një motoçikletë në lagjen "Rus" në Shkodër, të cilit ai i mbijetoi.