Pasditen e së mërkurës, një vatër zjarri e krijuar në një nga dyqanet në tregun industrial, ka shkaktuar djegien e një njësie tregtare.

24 orë pas ngjarjes, policia e Durrësit ka dalë në konkluzionin se dyqani i shtetases L.S., 41 vjeçe, është djegur për shkak të një shkëndije elektrike.

Pasi ka mbyllur hetimet, policia e Durrësit e ka përcjellë çështjen në Prokurori, duke e klasifikuar ngjarjen si aksidentale.