Vendimi i kryeministrit Edi Rama për të vënë sahate për ujin e puseve, shkaktoi shqetësim të madh tek qytetarët shqiptarë, të cilët reaguan ashpër.
Një ndër këta qytetarë, ishte edhe gjyshja e aktorit të humorit, Bes Kallaku, Ija. Ka qënë vetë Besi i cili postoi dy video të gjyshes së tij drejtuar kryeministrit Rama lidhur me vënien e sahatit për pusin e ujit.
Por, gjatë takimit që pati me banorët e Dibrës, kryeministri iu përgjigj edhe pyetjeve për këtë temë dhe sqaroi se nuk bëhet fjalë për puset familjare, tashmë Ija mund të rrije e qetë.





