Rreth 50 persona dyshohet se janë mbytur pasi dy varka të mbushura me emigrantë u fundosën nga erërat e forta pranë ishujve turistike grekë në detin Egje.

Një video tregohen pamjet shokuese të të mbijetuarve, të cilët luftojnë me dallgët e fuqishme dhe kacavirren në shkëmbinj për të shpëtuar jetën.

Punonjësit e shpëtimit dhe vendasit luftuan për të shpëtuar dhjetëra njerëz të bllokuar mes shkëmbinjve dhe dallgëve pasi varka u rrëzua në Kythira të Greqisë.

Viktimat u përpoqën të ngjiteshin në shkëmbinj për të shpëtuar, ndërsa të tjerët u bllokuan në rrëzë të shkëmbinjve ose duke notuar në det të trazuar.

Ekipet e shpëtimit gjetën 17 trupa – 16 vajza të reja dhe një burrë – dhe po kërkonin për të paktën 30 viktima të tjera.

Ndërkohë, nëntë gra dhe një djalë i ri u shpëtuan në një përpjekje të madhe kërkimi ajror dhe detar.

Rreth 15 persona të tjerë besohet se janë zhdukur, megjithëse numri i saktë nuk është i qartë.

“Gratë që u shpëtuan ishin në panik, kështu që ne ende po përpiqemi të kuptojmë se çfarë ka ndodhur”, tha zyrtari i gardës bregdetare, Nikos Kokkalas.

Besohet se të gjithë ata që ishin në bord ishin me origjinë afrikane dhe ishin nisur nga brigjet turke disa milje larg.