Një 58-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi i është gjetur 1 kg kanabis në banesë.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale L.Ll., banues në fshatin Mazhar.

Uniformat blu kanë sekuestruar sasinë e gjetur të drogës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sekuestrohet 1 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, vihet në pranga poseduesi.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra për një shtetas që posedonte lëndë narkotike, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit L. L., në fshatin Mazhar, Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. Ll., 58 vjeç, banues në fshatin Mazhar.