Musteak Çala, 65 vjeç, është vënë në pranga nga policia dhe SHKB.
Ai u kap duke futur një celular brenda ushqimeve që kishte përgatitur për djalin 30 vjeç, Erjon Çala, që vuan dënimin në burgun e Beratit.
Telefoni u gjet i ngjitur brenda një tenxhereje.
Pas ndalimit nga ShKB e burgjeve ai u mor në dorëzim nga DVP Berat, ku edhe do merret në pyetje.
Ky nuk është rasti i parë i kësaj natyre në burgjet shqiptare.





