Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “detyrim paraqitje” për Ruenca Haxhiaj. Këngëtarja u arrestua pasi gjatë kontrollit në banesën e saj në Lundër u gjetën disa vazo ku kultivohej kanabis sativa.
Pala mbrojtëse e konsideroi arrestimin të paligjshëm, pasi nuk ka patur urdhër-arresti nga gjykata, por vetëm me iniciativë të OPGJ. Gjithashtu mbrojtja deklaroi në seancë se mbjellja e bimës është bërë për kureshtje.
Kështu deklaroi edhe këngëtarja më herët, duke thënë se 5 vazot me kanabis i kishte për përdorim vetjak. Ajo u vu në pranga paraditen e së martës, pas një kontrolli në banesë. Policia shoqëroi dhe të dashurin e saj, por ky i fundit u lirua menjëherë pas marrjes në pyetje.





