Finalizohet operacioni policor i koduar “Bregasi”.

Sekuestrohen 11 kg lëndë narkotike cannabis sativa, vihet në pranga poseduesi i saj, shtetasi Ramadan Hoxhaj, 64 vjeç, banues në Peshtan Bregas, Fier.

Mëesohet se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në magazinën në oborrin e tij u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 11 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.