Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur një sasi kokaine.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin G. M., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike, kokainë.”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





