Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka marrë sot vendimin për babain e Arbër Çekajt, Selim Çekajn. 

Mësohet se GJKKO ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për 72-vjeçarin.

Më parë GJKKO kishte refuzuar 2 herë kërkesën e Çekajt për ndryshimin e masës së sigurisë, kërkesë që është mbështetur edhe nga SPAK.

Kujtojmë se 72-vjeçari u arrestua në prill të këtij viti, pasi në kontejnerin me banane e porositur prej tij nga Ekuadori, u gjetën 49 kg kokainë.