Policia e Durrësit ka arrestuar një 41-vjeçar, pasi është kapur me kokainë në makinë.
“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, arrestuan në flagrancë shtetasin D. H., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





