Policia e Dibrës ka nisur procedimin penal ndaj një 53- vjeçari, pasi iu gjetën në banesë kapsolla detonatore dhe fitil zjarr përcjellës.

”Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër,  në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas në fshatin Fushë-Alie,  posedonte në banesë lëndë shpërthyese, kanë organizuar punën dhe gjatë kontrollit të banesës,  kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhjetra metra fitil zjarr përcjellës,  kapsolla detonator, dhe disa fishek armë gjahu.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh.K.,  53 vjeç, banues në fshatin Fushë-Alie”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.