Një grup i përbërë nga 5 persona të cilët shisnin drogë në Tiranë, kanë rënë në pranga mbrëmjen e sotme.
Sektori kundër Narkotikëve në DVP Tiranë ka finalizuar një operacion, ku si rezultat janë sekuestruar 10 mijë kokrra lëndë narkotike ekstazi.
Raportohet se grupi në fjalë operonte në zonën e Myslym Shyrit, Ish Bllokut dhe nëpër disa lokale në kryeqytet.





