Lihet në burg babai i Arbër Çekajt. Gjykata ka vendosur “arrest me burg” për 72-vjeçarin Selim Çekaj, pronar i kompanisë që kishte porositur ngarkesën me banane nga Ekuadori ku u gjetën 49 kg kokainë. Mbi të rëndon akuza e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Ai akuzohet për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Mësohet se 72-vjeçari nuk ka pranuar që të hapë kontejnerin, pa u çuar në magazinë pasi brenda kishte fruta që merrte nga Ekuadori. Kjo çoi në dyshime të forta nga ana e policisë se aty fshihej diçka e paligjshme. Ndaj edhe policia bëri ndërhyrjen në port, ku u gjetën 37 pako me drogë.
Selim Çekaj është babai i Arbër Çekaj, të cilit në po të njejtën mënyrë në kontenier, iu gjetën 613 kg kokainë.





