Policia ka arrestuar sot një 25-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij policia gjeti 800 gramë kanabis dhe sasi lënde kokainë.
Policia ka sekuestruar lëndët narkotike, të cilat dyshohen se kishin si qëllim shitjen. 25-vjeçari i arrestuar është shoqëruar drejt ambienteve të komisraiatit, ndërsa policia po heton më shumë mbi rastin.
Njoftimi i policisë
Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale R.D., 25 vjeç. Gjatë kontrollit fizik ndaj 25-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën 800 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, që ai i posedonte me qëllim shitjen në sasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.





