Musaen Zeneli është një prej viktimave të përplasjes me armë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Velipojë, ku si pasojë e konfliktit mes dy familjeve humbën jetën 4 persona dhe u plagosën dy të tjerë.
Zeneli ishte i punësuar te hoteli i vëllezërve Gocaj si kamarier. 20-vjeçari kishte filluar punë dje në mëngjes dhe e djeshmja do të ishte jo vetëm dita e parë e punës, por edhe e fundit e jetës së tij.
Edhe më të dhimbshme e bën ngjarjen vrasja e kamarierit 20-vjeçar në ditën e parë të punës, ndërsa në xhepa grupi hetimor i ka gjetur vetëm 30 lekë.





