jë shpërthim i fuqishëm tronditi Vlorën sot rreth orës 02:55 të mëngjesit.
Makinës tip ‘Audi’ të Ermal Kasës nga Elbasani, i vendosën tritol te lagja “Pavarësia”.
31-vjeçari është me profesion ekonomist pranë një kazinoje në zonën e Ujit të Ftohtë.
Në dëshminë e parë, i riu me origjinë nga Elbasani ka thënë se jeton prej pak muajsh në Vlorë.
Ai ka mohuar që të ketë konflikte për të cilat mund të jetë sulmuar.





