Pas ngjarjes së rëndë në Fier, ku 19-vjeçarja Safete Bega i dha fund jetës rreth orës 02:10 të natës. duke u hedhur nga kati i tetë i pallatit ku banonte, policia ka shoqëruar personin me të cilin ajo bashkëjetonte.

Policia sqaron se kjo shtetase bashkëjetonte me shtetasin Artur Çela 33 vjeç, banues në lagjen “Apollonia”, i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier.

Ai do të pyetet për të hedhur dritë rreth ngjarjes dhe nëse kanë pasur probleme bashkë kohët e fundit.

Ndërkaq, mësohet se çifti bashkëjetonte prej 2 vitesh e gjysmë, dhe ka qenë një çift problematik.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.