Heqja e shtesës prej 3000 lekë në muaj për të moshuarit që marrin pension nën 15000 lekë, e ka vështirësuar edhe më shumë jetesën për moshën e tretë.
Për 3 muaj me radhë, qeveria akordoi këtë shtesë për t’ua bërë më të lehtë pensionistëve efektin zinxhir të rritjes së çmimeve.
Por ndërsa çmimet nuk ndalen në rritjen e tyre, shtesa e pensionit nuk përfitohet më.
Kjo e ka bërë edhe më të vështirë mbijetesën e pensionistëve me të ardhurat minimale mujore.
Për “DurrësLajm”, shumë prej tyre shprehen se rritja e pensioneve është domosdoshmëri, në të kundërt shumë prej tyre që nuk kanë as ndihmë nga fëmijët rrezikojnë të heqin dorë nga ndonjë vakt.
Ndiqni intervistat e tyre në videon e mëposhtme:





