Anëtarët i kërkuan ndërmarrjen e masave të ashpra ndaj atyre që iu bashkuan Berishës, por për habi Basha ka mbajtur një qëndrim më të moderuar.

“Ka qenë zotimi im i parë si kryetar i PD, që s’do ketë kurrë përjashtim të propozuar nga unë. As unë e as ju nuk mbajmë njerëz me forcë.

Ndaj dhe masat e marra mbrëmë nga Kryesia dhe masat e propozuar sot, nuk janë masa përjashtimi por shkarkim nga funksionet për shkak të dhunimit flagrant të statutit me pasoja për PD“, tha Basha.