Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka qenë në SPAK, ku iu komunikua akuza për “shpërdorim detyre” për çështjen e koncesionit të sterilizimit.

Pas përfundimit të seancës në SPAK, Beqaj u shpreh se prokuroria në 50 muaj nuk hetoi dot dy elementët kryesorë të një hetimi për Sterilizimet.

Të vërtetën time do ta ballafaqoj në gjykatë. Garantimi i kujdesit shëndetësor e kam pasur detyrim dhe mision. Të përdorësh me eficensë fondet, është detyrë. Por t’i përdorësh me eficensë është akoma më e mirë. Prokuroria në 50 muaj nuk ia doli të hetojë procesin e sterilizimit, uljen e ditëve të përdorimit të antibiotikut në spital. Janë kursyer para”, u shpreh ai.

Kujtojmë se ish-ministri dhe 8 persona të tjerë, mes tyre ish-zyrtarë dhe biznesmenë, janë zyrtarisht nën akuzë nga SPAK për dosjen për koncesionin e sterilizimit. Në daljet e tij mediatike, Beqaj ka mohuar akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa ka qenë i hapur për hetime.