Fermerët e Bilishtit janë hedhur sot në protestë, në shenjë kundërshtie për mungesën e tregjeve, duke bërë që prodhimet e tyre të mbeten stok.

Fermerët janë mbledhur para stadiumit të Bilishtit. Ata shprehen se nuk kanë asnjë mbështetje nga shteti, ndërsa theksojnë se problematikë e shtuar për këtë sektor është çmimi i naftës, skemat e subvencioneve apo dhe rritja e çmimit të plehrave kimike.