Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave për frymëmarrjen jo të rregullt dhe tensionin gjatë prononcimit së tij për Rrugën e Kombit.

Rama përmes një postimi në Facebook shkruan se, "kam gjak shqiptari jo llum kazani në vena".

POSTIMI I PLOTË

"Kam nje lajm për ata që merren me frymëmarrjen time në komunikimin e sotëm: Kam gjak shqiptari jo llum kazani në vena. Zemrën e kam në vend jo në zorrë. Mish e shpirt i kam në dispozicion të detyrës dhe të atyre që e duan këtë vend megjithë mend e këtë popull megjithë zemër!"