Kryetarja e grupit Demokrat, Rudina Hajdari ka akuzuar ashpër kryebashkiakun e Tropojës Besnik Dushaj dhe Presidentin Ilir Meta se e kanë ndaluar për të qenë prezente në ceremoninë që mbahet në Tropojë te busti i Azem Hajdarit.

"Zoti President dhe zoti Besnik Dushaj, kur të jeni sot para bustit të tim eti në Tropojë, duke u hequr si pro-Amerikan të thekur, mos harroni t’i thoni tim eti që fëmijët e tu nuk janë këtu se kështu urdhëroi Partia. Mua më ndaluat të vi në Tropojë, por në Kosovë jo.

Rrugë të mbarë.", shkruan deputetja në Facebook.